Policia pajiset me autoblinda dhe automjete tjera të blinduara (Video)

03 tetor 2024 | 21:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se është furnizuar me disa automjete të blinduara dhe disa autoblinda.

Në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka publikuar një video ku shihen këto automjete, derisa ka thënë se do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjis,

“Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj e deri më sot konform zhvillimeve dhe nevojave policore, ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Jakupi, ish-konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në…