Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra
Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, gjatë patrullimit, vëzhgimit dhe pritave të befasishme ka ndaluar një kombi, i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.
“Të premten rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë. Automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga: S.I., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të automjetit transportues është hasur në rreth 800 kg. (36 paketime) duhan të papërpunuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar.
Policia ka njoftuar se automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës.