Policia parandalon gara të shpejtësisë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

08 dhjetor 2023 | 16:09

Njësia për kontroll të autostradave në bashkëpunim me njësinë për reagim të shpejtë ka arritur që t’i parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës është bërë me dije se njësitet policore kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie, me ç’rast është arritur të parandalohen garat ilegale.

“Më datën 07.12.2023 në kuadër të planit operativ ‘parandalimi i garave të shpejtësisë’ njësia për kontroll të autostradave në bashkëpunim me njësinë për reagim të shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione autostrada ‘dr.Ibrahim Rugova’, afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë, njësitë policore në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
D.P.SH. "Flamuri", shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me numër:…