Policia parandalon hedhjen e një të riu nga ura në Bardhosh

16 maj 2020 | 16:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mesditë, ka parandaluar hedhjen e një të riu nga ura në fshatin Bardhosh në Prishtinë, në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit.

Sipas njoftimit nga policia, rreshteri B.B. dhe zyrtari policor Sh.D. gjatë patrullimit rutinë në autostradë, kishin vënë re të riun që ka tentuar të hidhej nga ura. Në vend të ngjarjes bëhet e ditur se kanë qenë edhe të mitur që e kanë mbajtur me forcë personin që të mos hidhej. “Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas këtij njoftimi, Në vendin e ngjarjes kishin arritur edhe familjarë të të riut, që është shoqëruar në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së. “Rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse, ka bërë të ditur policia, që ka apeluar të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192 për parandalim”. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me anë të një videoje…