Policia parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

11 maj 2023 | 15:29

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje rreth orës 20:30, policia kufitare ka parandaluar kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi.

Me këtë rast, policia ka ndalur një automjet të tipit “VW Pasat”, i cili kishte tentuar të kalojë nga Bistrica – Republika e Kosovës për në fshatin Mure – Serbi.

“I dyshuari me automjetin e lartcekur (VW) transportonte ngarkesë me pako të duhanit. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për ‘Kalim të paautorizuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra’.  Malli i gjetur (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit dërgohet në terminalin doganorë për procedura tjera”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar gërmimet në varrezat e lagjes Mati në Prishtinë,…