Policia parandalon kontrabandimin e gjizës nga Serbia në Kosovë
30 gusht 2024
| 14:41
Mbrëmë rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fshatit Renatocë të Serbisë dhe fshatit Inatocë të Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet, i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Është bërë me dije pas ndalimit, gjatë kontrollit të automjetit i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kilogramë gjizë me peshë gjithsej 1020 kilogramë, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës.