Policia parandalon një rast kontrabande me mallra në vlerë 10 mijë euro

13 qershor 2024 | 16:06

Policia e Kosovës ka njoftuar për parandalimin e një rasti të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro.

Policia ka bërë me dije se si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren në rrugën Stanqiq-Gjilan, ka ndaluar automjetin transportues furgon me targa vendore me drejtues personin me incialet B.F (1976).

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10 000 euro si: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme”, ka njoftuar policia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë “Helmetën…