Policia parandalon një rast të kontrabandimit në veri, konfiskon 40 telefona

31 tetor 2023 | 16:38

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 40 telefona të tipit “Iphone” në veri të Kosovës.

Policia ka arritur që të ndalojë një veturë e cila ka hyrë nga Serbia në Kosovë, dhe që aty kanë qenë të fshehur telefonat.

Sipas njoftimit të policisë, vozitës i veturës ka qenë S.E., 1970.

“Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin ‘Audi’ ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar: 20 ‘IPHONE 14’, 10 ‘IPHONE 14 PRO’ dhe 10 ‘IPHONE 14 PRO MAX’”, ka njoftuar policia.

Më tutje, policia ka treguar se malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime mëtutjeshme hetimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.11.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…