Policia patrullon me vetura civile që t’i ndalë aksidentet

07 gusht 2018 | 22:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka filluar patrullimet edhe me vetura civile, me qëllim të ndaljes së aksidenteve në trafik.

Vetëm në dy javët e fundit kanë humbur jetën 7 persona si dhe janë regjistruar rreth 300 aksidente.

“Automjetet zyrtare-civile të policisë, drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërimi dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se do të vazhdojë aplikimi i masës “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më pozitive në uljen e aksidenteve në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se bashkimi me…