Policia pengohet gjatë kryerjes së detyrës në Leposaviq

23 maj 2023 | 11:29

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit të hënën është raportuar nga një qytetar se nga një veturë është shtënë me armë zjarri. Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një armë AK-47.

Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës Në Serbi…