Policia për 24 orë konfiskoi 20 patentë-shoferë në tërë Kosovën
11 janar 2024
| 14:42
Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur dhe zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV).
Policia ka treguar se janë realizuar gjithsej 570 kontrolle të veturave, ku “për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë-shoferë”.
“Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore”, ka njoftuar policia.