Policia, për mosrespektim të masave të qeverisë për lëvizje, arrestoi nëntë persona
19 maj 2020
| 11:16
Pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka rënë edhe numri i të arrestuarve. Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar vetëm nëntë persona: një në Prishtinë, tre në Gjilan, tre në Prizren dhe dy në Mitrovicën jugore.