Policia për një ditë konfiskoi 32 patentëshoferë
Zyrtarë policorë gjithandej vendit janë të angazhuar në realizimin e objektivave që dalin nga urdhri operativ për shtim të sigurisë në trafik.
Njësitet Rajonale të Trafikut, Njësia e autostradës, e zyrtarë të tjerë policorë kanë vazhduar së realizuari detyrat e urdhrit operativ me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e atyre që bëjnë shkelje të rregullave në trafik.
Gjatë ditës së djeshme (4 janar 2024), policia në tërë vendin ka vendosur 552 pika për kontrollimin e veturave.
Gatë realizimit të këtyre pikave të kontrollit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar shpejtësinë e automjeteve, kontrolle me alkool-test, kontrolle për shkelje tjera të rregullave të trafikut.
Kështu, për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 32 patentëshoferë drejtuesve të automjeteve.