Policia për raportimet se NjSI-së iu hoqën disa kompetenca: Janë dhe do të mbesin të pandryshuara

11 janar 2024 | 19:05

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve të mediave se Qeveria e Kosovës i ka hequr disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese.

Sipas njoftimit të policisë, kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese janë dhe do të mbesin të pandryshuara.

“Të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë, përderisa detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pandryshuara”.

“Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive speciale i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive Speciale, tani në Departament të Njësive Speciale, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të zhvillimit, avancimi dhe ngritjes profesionale të të gjitha njësive policore, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi, Komuna e Prishtinës dhe Policia…