Policia për vdekjen e 25-vjeçarit në Gjilan: Ishte në motel me një burrë tjetër

02 shkurt 2025 | 09:38

Policia ka dhënë detaje për rastin e një 25-vjeçari që është gjetur pa shenja jete në një motel të Gjilanit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i vdekuri kishte qenë në motel bashkë me një burrë tjetër.

Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar në Pejë, tre burra dhe një…