Policia përdor gaz lotsjellës në protestat në Paris
Policia është përleshur me grupin e protestuesve të njohur si “xhaketat e verdha”, në Paris të Francës, në protestën e re anti-qeveritare.
Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris, të cilët po marshonin drejt pallatit presidencial.
Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 340 persona dhe kanë rritur masat e sigurisë.
Rreth 89 mijë policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar dhunën që ndodhin fundjavën e kaluar, ku 130 persona u lënduan gjatë protestave të dhunshme në Paris.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka paralajmëruar se protestat e reja të “xhaketave të verdha” në Paris sot, do të keqpërdoren nga turmat e “radikale dhe rebele”.
Protestat, që tashmë kanë hyrë në javën e tretë, kanë nisur pas vendimit të presidentit Macron, se do të rrisë taksat për karburante. Megjithatë, më 5 dhjetor, Macron ka njoftuar se ky vendim do të shfuqizohet.
Por, ky vendim i Macronit nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët kanë rritur kërkesat e tyre, përfshirë edhe uljen e taksave të tjera dhe rritjen e pagave.