Policia përdorë  dronët për parandalimin e aksidenteve në trafik

13 qershor 2021 | 16:54

Policia  e Kosovës ka njoftuar se njësitet e trafikut rajonal në Gjilan, të dielën kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojnë vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente.  Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Anglisë e ka shijuar fitoren e parë në…