Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon video për jetën dhe veprën e tij
24 shtator 2024
| 20:46
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi terrorist i organizuar nga grupi në krye me Millan Radoiçiq.
Aty mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
E në njëvjetorin e rënies, policia e ka përkujtuar Bunjakun – Hero i Kosovës me anë të një video që flet për jetën dhe vepren e tij.
“Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur”, thuhet në videon e publikuar.