Policia përkujton Izet Demajn, i cili ra në krye të detyrës

27 dhjetor 2024 | 18:44

Policia e Kosovës e ka kujtuar Izet Demajn, zyrtarin policor, në përvjetorin e gjashtë të rënies së tij.

Në një postim në Facebook, policia bën të ditur se sot është organizuar ceremonia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore kushtuar heroit tё Kosovёs, Izet Demaj.

“Pjesëmarrësit nderuan me respekt dhe mirënjohje veprën heroike të policit Izet Demaj, i cili dha jetën për të mbrojtur sigurinë dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës. Ky përvjetor shërben si kujtesë për sakrificën dhe përkushtimin e tij të pashoq në shërbim të vendit dhe komunitetit”.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kontribuuan me pjesëmarrjen në këtë ceremoni përkujtimore”, thuhet në njoftim.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё, Kolonel Shaban Shala, bashkëluftëtarë të policit Izet Demaj, familjarë të tij, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Demaj vdiq në përpjekje për ta penguar një grabitje që po ndodhte në njërën nga bankat në Istog. Ai ishte qëlluar nga grabitësi me armë zjarri, derisa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar Sikur e kanë bërë…