Policia po e heton rastin e vdekjes së 15 vjeçes nga Drenasi

17 maj 2020 | 09:51

Për vajzën 15 vjeçe nga Drenasi, Anita Mehmeti, e cila ka vdekur dy ditë më parë në QKUK, e për të cilën babai i saj ka thënë se e ka “shëtitur” nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në atë të Pediatrisë sipas kërkesave të mjekëve, ka nisur hetimet Policia e Kosovës, e cila në raportin e sotëm ka njoftuar: “Raportohet se viktima  femër kosovare për shkak të problemeve shëndetësore me datën 14.05.2020 kishte kërkuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit ishte liruar për në shtëpi, por për shkak se i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, me datën 15.05.2020 ishte dërguar përsëri për trajtim mjekësor ku edhe kishte ndërruar jetë. Me autorizim të prokurorit është iniciuar rast i cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 15 vjeçes sepse babai i saj ka refuzuar që t’i bëhet obduksioni trupit të pajetë të Anitës. “Unë nuk i lejova me ia bo autopsinë. E kemi marrë trupin. Ku me leju?! Ata sa ke gjallë çika nuk e merrshin në dorë. Çka me leju me ma pre aty çikën”, ka thënë babai i vajzës, Mehmeti.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka ngushëlluar familjen…