Policia po heton rastin e thirrjes për vrasjen e 50 Cent
20 shkurt 2019
| 11:44
Policia në Nju Jork është duke hetuar thirrjet e një oficeri të lartë ndaj pjesëtarëve të ekipit të tij që të shtien mbi reperin 50 Cent.
Besohet se zëvendësinspektori Emanuel Gonzalez ka lajmëruar në qershor të vitit të kaluar për një thirrje në një ndeshje boksi ku po merrte pjesë edhe ylli i muzikës, raporton BBC. 50 Cent ka thënë të dielën se këtë kërcënim e ka marrë shumë seriozisht për çka edhe është konsultuar me avokatët e vet.