Policia po kryen aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit
18 gusht 2023
| 08:17
Mëngjesin e sotëm policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.
Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që, po ashtu, është në pronësi të tij.
Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.
Muharremi është i akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së vajit.
Në pamjet e kamerave shihet një zyrtar teksa futet brenda lokalit dhe banesës së Ridvanit.