Policia po zbaton vendimin e Prishtinës e të Ministrisë së Shëndetësisë
13 prill 2020
| 10:45
Në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit, policia nga e diela ka filluar kontrollet për të monitoruar sa po zbatohet vendimi për karantinim.
Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, po verifikojnë se a janë banorë të Prishtinës. Gjithashtu, shoferët të cilët nuk janë të pajisur me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të policisë janë shkaktuar edhe kolona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e diel Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.