Policia publikon fotot e personave të dyshuar për plagosjen në Pejë, kërkon ndihmë për kapjen e tyre

13 korrik 2024 | 11:40

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e të dyshuarve për plagosjen e rëndë në Pejë.

Personat e kërkuar janë Adem e Besnik Bulliqi.

Njëri nga ta është i datëlindjes 1993, kurse tjetri 1998.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)”, thotë Policia e Pejës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se…