Policia publikon identitetin e Tush Frrokut të dyshuari për vrasjen në Klinë
Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e të dyshuarit për vrasjen në Klinë e cila ka ndodhur të hënën në mesditë.
Policia me vendim të Prokurorit ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit për gjetjen e të cilit ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.
I dyshuari është Tush (Nue) Frroku i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
– TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
– “Vrasje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]