Policia publikon një raport për dy vrasjet në Klinë, tregon çfarë u gjet në vendngjarje

14 nëntor 2024 | 08:35

Policia e Kosovës ka publikuar një raport për vrasjen që tronditi mbrëmë qytetin e Klinës.

Sipas policisë, njëra nga viktimat ka vdekur në vendngjarje, tjetri rrugës për në spital.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë  13.11.2024-17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit e kanë bojkotuar…