Policia rajonale e Ferizajt për një javë shqiptoi 1 515 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 20-26/05/2024 ka shqiptuar 1515 gjoba kundërvajtëse, ka hequr 22 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe janë konfiskuar 5 vetura .
Ndërsa, janë raportuar 31 aksidente, prej tyre: – Aksidente me lëndime, 15; Persona të lënduar, 23; Aksidente me dëme materiale, 16.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë.