Policia rajonale e Ferizajt për një javë shqiptoi mbi 1 300 gjoba

23 shtator 2024 | 10:08

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/09/2024 ka shqiptuar 1367 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 34 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime, 17; persona të lënduar, 22; aksidente me dëme materiale, 17

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë me dije se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë…