Policia raporton për aksidentin me fatalitet në rrugën “C”
Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “C”, pasi një grua është goditur me veturë nga një person.
Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /