Policia raporton për aksidentin në Prizren, katër persona të lënduar
07 janar 2025
| 09:15
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.