Policia raporton për djegien e vilës së Bajqinovcit
25 shtator 2024
| 08:22
Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me zjarrin që kishte përfshirë dje vilën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.