Policia raporton për vdekjen e një të paraburgosuri në Hajvali
27 shkurt 2024
| 08:37
Policia ka njoftuar për vdekjen e një personi në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
I njëjti kishte qenë përdorues i substancavr narkotike.
“Qendra e Paraburgimit Hajvali, Prishtinë 26.02.2024 – 07:51. Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në njoftim.