Policia raporton për zjarrin në IML
22 nëntor 2023
| 08:44
Policia e Kosovës ka shkruar sot lidhur me zjarrin që ka kapluar dje një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Sipas policisë, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur të lënduar.
Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
“QKUK – Prishtinë 21.11.2023 – 08:00. Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.