Policia: Rasti në shkollën ‘Faik Konica’ po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale
Sot në media është raportuar për një rast të dhunës seksuale në një shkollë në Prishtinë. Për këtë rast është publikuar edhe një video.
Në këtë video shihet një fëmijë, derisa i afrohet një vajze të vogël, që raportohet të jetë në klasë të parë, e cila mbahet nga një fëmijë tjetër.
Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë që rasti eshtë duke u trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Prokurori i Shtetit.
”Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, ka thënë ai.