Policia reagon për zhvillimet në veri: Jemi duke u asistuar kryetarëve për t’i kryer punët
Policia e Kosovës ka reaguar pas situatës në veri ku serbët atje kanë bllokuar hyrjet e objekteve të tri komunave.
Me këtë rast, policia ka bërë me dije se në veri është duke u asistuar kryetarëve të zgjedhur në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë.
“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, ka njoftuar policia.