Policia: Reciprociteti me targa vazhdon të zbatohet në pikat kufitare
Policia e Kosovës është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve.
Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi.
Në pikat kufitare, shihen automjete të ndryshme të cilat zëvendësojnë targat e Serbisë me ato të përkohshme RKS.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se cila është strategjia dalëse nga situata e krijuar në veri të vendit dhe për sa kohë do të mbesin të bllokuara rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku qytetarët lokalë të komunitetit serb, që nga 20 shtatori kanë vendosur automjete të rënda, si dhe i kanë përforcuar barrierat me zhavorr.