Policia rekomandoi që për arsye sigurie të mos hiqen rrethojat tek qeveria (Dokument)

23 prill 2020 | 14:40

Qeveria në detyrë ka vendosur që sot t’i heqë rrethojat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së saj dhe kjo gjë ka nxitur reagime.

Të parët që reaguan ishin kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe këshilltari i presidentit Hashim, Adil Behramaj, i cili ka thënë se me këtë veprim kryeministri në detyrë, Albin Kurti ua ka hapur shtegun militantëve të tij për t’iu krijuar qasje që ta djegin qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri.

“Klan Kosova” ka siguruar edhe një dokument të datës (14 shkurt 2020), ku theksohet se Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit dhe Rrezikut (NjVKRr) ka  vlerësuar se hapja e hapësirave për kalimin e këmbësorëve do të ndikojë direkt në uljen e sigurisë së këtyre objekteve.

“Me qëllim të ngritjes së sigurisë së personave me rëndësi të veçantë të tre institucioneve dhe krijimit të kushteve për punë të papenguar të të gjithë të punësuarve në objektet e këtyre institucioneve, ofrimi i sigurisë dhe punës pa pengesë të zyrtarëve të BE-së, NjVKRr-ja vlerëson se hapja e hapësirave për kalimin e këmbësorëve do të ndikon direkt në uljen e sigurisë së këtyre objekteve dhe rekomandon që ky projekt të shtyhet derisa të krijohen rrethanat e volitshme të sigurisë për implementimin e këtij projekti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1, ashtu si thuajse të gjithë sportet, nuk i…