Policia sekuestrohen nëntë armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës
31 tetor 2022
| 15:54
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit në rajonin e Prishtinë ka sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy thika.
Me këtë rast, policia ka njoftuar se dhjetë persona janë shoqëruar në stacion polici.
“Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme. Personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar policia.