Policia sekuestron 40 motoçikleta në Pejë
40 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në qytetin e Pejës. Sipas njoftimit nga policia, sekustrimi është bërë më 4 dhe 5 maj.
Gjatë datave të lartcekura nga njësitet e DRP Pejë, janë sekuestruar: 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera. Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, ka njoftuar policia.