Policia sekuestron armë dhe municion
Mbrëmë rreth orës 21:15, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Okarina” në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka filluar ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar; Dy armë automatike të tipit AK-47,Një armë automatike të tipit Mitraloz,Shtatëdhjetenjë copë fishek të kalibrit 7.62mm, si dheNjë sasi të konsiderueshme të municionit.
Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje në disa shtëpi, ndërkaq janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej të dyshuarit që dyshohet të jenë përfshirë në rast;
B. K, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,B. K, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. K, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Përderisa policia po vazhdon punën për identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës, mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe, “Vjedhje Grabitqare”.