Policia sekuestron armë dhe municion në Prizren
Më 17 shtator Policia në Suharekë, gjatë zbatimit të urdhëresës për kontroll, ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë EKOL Special 99, të kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një fishek i kalibrit 6.35 mm.
Arma në pronësi ilegale ishte në posedim të shtetasit F. A. i lindur në vitin 1997 dhe pas sekuestrimit i njëjti është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt.
Policia rajonale në Prizren gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në ‘sezonin veror 2019’ ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit që të “festohet më zemër e jo me armë”.
Policia rajonale në Prizren gjatë realizimit të planit operativ ka vepruar dhe ka batuar ligjin në të gjitha rastet ku është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë.
Të gjitha rastet e raportuara janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe rastet janë proceduar tek organi hetues.
/Epoka e re/