Policia sekuestron armë në Leposaviq, qytetari nga Zveçani i dorëzon në polici
28 maj 2024
| 10:43
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe disa fishekë gjatë kontrollit në dy shtëpi në komunën e Leposaviqit.
Sipas PK-së të dyshuarit nuk posedonin leje për armët dhe pas intervistimit të prokurorit rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, një person në Zveçan ka dorëzuar vetë dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë, ka njoftuar policia.
“I dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.