Policia sekuestron dy armë në Prishtinë

04 shkurt 2021 | 14:33

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, të enjten në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe sekuestruar një revole (tipi zoraki) dhe një thikë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NgaTedros Adhanom Ghebreyesus, Foreign Policy Ne jemi aktualisht në një…