Policia sekuestron dy armë zjarri

14 korrik 2021 | 10:41

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia, sot rreth orës 04:20, në fshatin Gllobarë në Drenas, ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kanë provuar ti shmangen policisë. Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve  e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’rast ka arritur të gjej dhe të sekuestroi: Një revole të tipit EKOL Special 99, një karikator, si dhe, një thikë (e gjetur te të dyshuarit gjatë kontrollit)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim theksohet se si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm,  rreth orës 08:20, policia ka kryer edhe një bastisje në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar; një revole e tipit ZASTAVA, një karikator, si dhe, gjashtëmbëdhjetë copë fishek, të kalibrave të ndryshëm.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu  iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë  proceduar më tej”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…