Policia sekuestron dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë
09 nëntor 2022
| 11:48
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë dhe me ç’rast janë konfiskuar dy armë zjarri dhe një thikë.
“Sot rreth orës 01:20, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë. Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën George Bush, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas të njëjtit njoftim, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.