Policia sekuestron dy pushkë

13 nëntor 2022 | 11:35

Më 12 nëntor rreth orës 16:15, nga roja i parkut nacional, policia ka marrë informatën se mbi fshatin Krushevë, KK Dragashë kishte gjuajtje me armë zjarri.

Njësitet policore të Stacionit Policor Dragash kanë shkuar deri në këtë fshat dhe kanë hasur një të dyshuar me dy armë zjarri-pushkë ajrore.

Është ndaluar i dyshuari, nga ai janë sekuestruar dy armë-pushkë ajrore të tipit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Yugoslavia të calibrit 4.5 mm.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar për krime të rënda i cili urdheron që armët të sekuestrohen dhe i dyshuari dhe dëshimtarët pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.

Kundër të dyshuarit është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë duan të dinë sekretin pas transformimit të Granit…