Policia sekuestron gjashtë armë zjarri

12 janar 2023 | 11:13

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Jugu, Veriu dhe Podujeva, gjatë kësaj jave kanë sekuestruar gjashtë armë zjarri, të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe ekspozuar në rrjete sociale.

Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat të cilët kishin postuar në rrjete sociale fotografi me armë dhe video duke shtënë me armë zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),…