Policia sekuestron mall të kontrabanduar në rajonin e Hanit të Elezit

03 qershor 2021 | 14:08

Patrulla policore e policisë kufitare, sot rreth orës 08:05, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi fshatin Dimcë, ka vërejtur një veturë duke zbritur në drejtim të Hani të Elezit.

 “Patrulla ka arritur ta ndalë automjetin ngjyrë e bardhë, me targa të Kosovës,i cili ishte i ngarkuar me mall. Automjeti drejtohej nga L.S. mashkull kosovar, viti i lindjes 1996. Gjatë kontrollit të mallit,është vërejtur se malli ka prejardhjen nga Maqedonia Veriore dhe dyshohej se malli ishte futur kontrabandë në vendin tonë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Malli është sekuestruar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’. I dyshuari është intervistuar nga policia, kurse me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte), në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare…