Policia sekuestron mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro (foto)
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshoheshin se po transportonin mall të kontrabanduar, pas kontrollit në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Siç është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie, personat e dyshuar ishin me tre automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:
1750 boksa ‘Chesterfield’ me 350 000 copë cigare,
250 boksa cigare elektrike “Terea” – 50 000 copë cigare,
makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3 200 copë,
shkrepëse gjithsej 2 000 copë,
shishe xhami për nargjile 50 copë,
shtroja për këpucë 3 000 palë (6 000 copë).
Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120 mijë euro pa llogaritur edhe shmangiet doganore.
Në lidhje me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.