Policia sekuestron në Prishtinë monedha 1 dhe 2 euroshe që dyshohen të jenë të falsifikuara

18 dhjetor 2024 | 11:31

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga persona të ndryshëm në Prishtinë janë pranuar para në monedha nga 1 dhe 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur nga data 10 dhjetor deri më 17 dhjetor.

“Prishtinë / 10-17.12.2024. Është raportuar se nga persona të ndryshëm janë pranuar para në monedha nga 1 dhe 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga krim teknika për t’iu nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid mund të rikthejë Karim Benzema, sulmuesin e Al-Ittihad.…